Hanh: Në BE asnjë shtet që ka probleme me fqinjët, Kosova e Serbia të vazhdojnë dialogun

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 14:58 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn, tha se BE-ja nuk do të pranojë asnjë shtet të ri në qoftë se nuk i ka të zgjidhura problemet me fqinjët.

Hahn në prezantimin e strategjisë për Ballkanin Perëndimor u shpreh se të gjitha problemet bilaterale me fqinjët duhet të zgjidhen, raporton Ekonomia Online.

“Jemi duke biseduar për një perspektive për të gjitha vendet në rajon. Kjo do të thotë që secili në rajon do të ketë një interes për të bashkëpunuar me njëri tjetrin. Është një çështje që do të doja ta flisja, u përmend që është një datë ku njëri nga kandidatët të mund të bashkohet”.

Hahn, ka folur edhe për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, është me rëndësi të vazhdohet dialogu mes dy vendeve.

“Është e qartë që kushtet duhet të përmbushen, por është e qartë qe BE nuk do ta pranojë një anëtarë qe nuk i ka zgjedhur konfliktet biletarale, kjo do të shërbeje për Kosovën për dialogun, kjo nuk është vetëm në interesin e Serbisë, por edhe për Kosovën, sepse do të shtronte rrugën për BE. Kjo datë indikative është një trysni pozitive për politikanët vendimmarrës në rajon”.

Ai tha se BE tashmë është donatori dhe investitori më i rëndësishëm në rajon, si dhe partneri politik i Ballkanit Perëndimor, raporton EO.

“Komisioni Evropian propozon që gradualisht të rrisë fondet në kuadër të Instrumentit të Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA) deri në vitin 2020, për aq sa rialokimet brenda zarfit ekzistues lejojnë”.

“Vetëm në vitin 2018, 1.07 miliardë euro ndihmë para-pranuese për Ballkanin Perëndimor është parashikuar tashmë, në krye të pothuajse 9 miliardë eurove nga periudha 2007-2017”.

DREJTPËRDREJT – Në Qendrën Kulturore, Informative të BE-së transmetohet raportimi i Presidentit të Komisioni Evropian, Jean-Claude Juncker, për strategjinë e re të BE-së për Ballkanin Perëndimor

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, February 6, 2018

Të ngjashme