Komuna e Hanit të Elezit, bashkë me ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal kanë ndarë mjete për të investuar në infrastrukturë publike në këtë komunë.
Sipas “Marrëveshjes së Mirëkuptimit”, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për realizimin e këtij projekti ka ndarë 70 mijë euro, ndërsa komuna e Hanit të Elezit 30.184.33 euro.
Ky investim ka filluar të realizohet falë “Marrëveshjes së Mirëkuptimit” për realizimin e projektit: “Shtrimi me kubëza betoni i rrugicave nëpër zonat rurale të Hanit të Elezit” ndërmjet Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe komunës së Hanit të Elezit.
“Marrëveshja e Mirëkuptimit” nënshkruar nga Bajram Gecaj, Zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal nga kryetari i komunës Rufki Suma do të implementohet në projekte të ndara në fshatrat Pustenik, Paldenicë, Seçishtë dhe fshatin Laç.
Kompanitë e kontraktuara për realizimin e projekteve sipas Lloteve të ndara janë NNP “ATC COM” – shpk Kaçanik dhe shpk. “Kema Company” – Lipjan.
Në fillimin e punimeve në këta projekte ishte edhe kryetari i komunës Rufki Suma.