Komuna Hani i Elezit shënon fillimin e muajit rozë apo e njohur në të gjithë botën si muaji për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit.
Kryetari Mehmet Ballazhi, së bashku me stafin komunal kanë shënuar fillimin e muajit tetor që simbolizon muajin kur bëhet sensibilizimi dhe shprehja e përkrahjes për të gjithë gratë e prekura nga kjo sëmundje, si dhe ndërgjegjësimi për shtimin e kontrolleve të shpeshta.
Në kuadër të këtij aktiviteti, Kryetari Ballazhi i priu marshimit nga objekti komunal deri te Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare. Kryetari Ballazhi dhe Komuna e Hanit të Elezit qëndron krah të gjithë të prekurave me kancer të gjirit.