Hapat e liberalizimit

Prishtinë | 31 Gus 2018 | 08:20 | Nga

Komiteti LIBE i Parlamentit Evropian i ka hapur rrugë vendimmarrjes në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Ministrave për liberalizimin e vizave për Kosovën. Vendimi final nga ministrat e brendshëm të vendeve të BE-së pritet të merret në takimin e fundit për këtë vit, që mbahet më 6 dhe 7 dhjetor. Kurse qytetarët e Kosovës pritet të lëvizin pa viza në zonën Schengen në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Komiteti për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian (PE) me 30 vota për, 2 abstenime dhe 10 kundër ka votuar për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke e mandatuar Parlamentin Evropian dhe Këshillin që t’i hapin negociatat trepalëshe Komision – Parlament – Këshill për formulimin e marrëveshjes për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

Pas këtij vendimi Parlamenti Evropian duhet ta miratojë në seancë plenare vendimin për liberalizim dhe më pas vendimi final merret në takimin e fundit për këtë vit të Këshillit të Ministrave me përbërjen e ministrave të brendshëm të vendeve anëtare të BE-së, që mbahet më 6 dhe 7 dhjetor.

Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha ka thënë për gazetën “Zëri” se Kosovës i mbetet të vazhdojë lobimin te shtetet e rëndësishme, si Gjermania, Franca e Holanda.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme