Hapen dy paralele në shkollën fillore “Abduallah Shabani”

Prishtinë | 16 Jan 2017 | 16:24 | Nga

Me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë, në Shkollën fillore “Abdullah Sahbani” në Mitrovicë, janë hapur dy paralel për fëmijët e moshës parashkollore, me qëllim që këta fëmijë të përgatitur dhe ta kenë më të lehtë mësimin kur të regjistrohen në klasën e parë si nxënës të rregullt.

Në përurimin këtyre paraleleve morën pjesë edhe kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Skender Avdiu dhe përfaqësues të prindërve.

Drejotri i shkollës Haki Shyti, tha me këtë rast se hapja e këtyre paraleleve është kërkesë e prindërve dhe arsimtarëve dhe se kjo do t’i kontribuojë përgatitjes së fëmijëve për vijimin pastaj të shkollimit të rregullt.

Sipas tij, paralelet posedojnë të gjitha kushtet elementare që duhet të ketë një institucion publik parashkollor.

Kryetari Bahtiri, tha se ndjehet mirë që fëmijëve të kësaj lagjeje po ju ofrohet mundësia e vijimit të këtij institucioni parashkollor, andaj edhe ju uroj fëmijëve, arsimtarëve dhe prindërve punë të mbarë.

Edhe prindërit e fëmijëve thanë se janë të kënaqur me kujdesin që komuna dhe drejtuesit e shkollës po tregojnë ndaj fëmijëve të tyre, andaj edhe i falënderuan për këtë.

Shkolla fillore “Abdullah Shabani”, e cila punën edukativo-arsimore e ka filluar në vitin shkollor 1961/1962, tani ka 1000 nxënës të cilët i mësojnë 44 mësimdhënës të kualifikuar, të trajnuar e të certifikuar për metoda të reja të punës, që me përkushtimin dhe punën e tyre të palodhshme kanë ngritur cilësinë e mësimdhënies dhe mësim nxënies.

Të ngjashme