Hapen panairet “AGROKOS 2016” dhe “MEDIKOS 2016”

Prishtinë | 20 Tet 2016 | 12:53 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është hap edicioni i 16-të i Panairit të Ushqimit dhe Pijeve “AGROKOS 2016” dhe edicioni i 9-të i Panairit Ndërkombëtar për Mjekësi, Shëndetësi dhe Pajisje “MEDIKOS 2016”, të  organizuar nga kompania CEO- Congress & Event Organization.

Rreth 150 biznese ekspozuese dhe një cilësi e vizitorëve profesionistë, do ta bëjnë këtë panair vendin më të domosdoshëm për ta vizituar dhe ekspozuar.

Panairit ndërkombëtar “AGROKOS” është i specializuar për promovimin e Agroindustrisë në sektorin e ushqimit, pijeve, bujqësisë, blegtorisë etj, ku siguron një mjedis optimal të biznesit për të gjithë pjesëmarrësit, si vizitorë ashtu dhe për ekspozues.

Edicioni i vitit 2016 ka sjellë një program paralel si forume dhe prezantime me folës profesionistë të fushave përkatëse të cilët do të elaborojnë modelet e fundit mbi përpunimin e ushqimit, sektorin e pemëtarisë, teknologjinë moderne të paketimit si dhe kahja e zhvillimit të agrobiznesit në tërësi.

Këtë vit për fermerët e Kosovës nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të prezantohen format e aplikimit për grante dhe mundësia e përfitimit të tyre nga buxheti i planifikuar prej kësaj Ministrise.

“AGROKOS” është një portë e rëndësishme për të gjithë ata që synojnë eksportimin e produkteve vendore në tregjet e shteteve fqinje, por edhe rrjetëzim me bizneset e Evropës perëndimore,Turqisë dhe Ballkanit në tërësi.

Panairet do jenë të hapura për tri ditë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve ne Prishtinë, nga ora 10:00 deri në orë 18:00.

agrokos-2016_-ftese-al

baner-medikos_al

Të ngjashme