Hapësira publike më të gjelbra e modernizim të ndriçimit, Rama: Do ta transformojmë Bregun e Diellit

Prishtinë | 06 Nën 2025 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar Bregun e Diellit, ku edhe ka premtuar instalim të ngrohjes qendrore, hapësira të gjelbëruara, e modernizim të ndriçimit.

Ai theksoi se Prishtina po përparon.

“Këtu në Bregun e Diellit 2 do ta instalojmë ngrohjen qendrore. E kemi pasur buxhetin 5 milionë tash do ta shtyjmë përpara. Hapësira publike më të gjelbra e më të pastra. Me modernizu ndriçimin. Edhe këto ndërtesa munden me pas ashensorin. Prishtina po përparon, Prishtina po transformohet”, tha Rama.

Të ngjashme