Hapet ekspozita e refugjates ukrainase – Osmani: Duhet të jemi bashkë kundër padrejtësive

Prishtinë | 20 Qer 2023 | 14:18 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka organizuar ekspozitën “Lule kundër luftës” me punimet e Liudmyla Makei – refugjate ukrainase, gazetare dhe piktore, raporton Ekonomia Online.

Presidentja Vjosa Osmani, tha se populli i Kosovës e di më së miri se si është të jesh refugjatë. Ajo shtoi se është thelbësore që të reflektojmë dhe ta përkujtojmë këtë periudhë të errët që ajo të mos përsëritet më.

E para e shtetit pohoi se është përgjegjësi e jona që të mbrojmë paqen e të kemi tolerancë, me qëllim që të jemi bashkë kundër padrejtësive.

Madje sipas saj, duke i ndihmuar refugjatët kontribuojmë në një botë me të drejtë më humane.

“Jam e  nderuar që sot jam në mesin tuaj në një ditë që ngjallë kujtesë dhe shumë dhimbje për popullin e Kosovës. Populli i Kosovës e ndjen më së miri këtë, sepse para 24 vitesh shtetët i hapën dyert për ne. Është thelbësore që të reflektojmë dhe ta përkujtojmë këtë periudhë të erret që ajo të mos përsëritet më. U detyruam të largohem nga shtëpitë duke lënë pas gjithçka që kishim për zemër”.

“Është përgjegjësi e jona që të mbrojmë paqen, të kemi tolerancë. Duhet të jemi bashkë kundër padrejtësive. Refugjatët nuk janë thjeshtë numra, por njerëz me aspirata. Ekspozita e sotme është pikërisht një dëshmi e saj. Askush nuk zgjedh të jetë refugjat, por cili do mund të bëhet refugjatë. Duke i ndihmuar refugjatët kontribuojmë në një botë me të drejtë më humane”.

Drejtoresha ekzekutive e QKRMT-së Feride Rushiti, tha se kjo ngjarje na rikthen në vitin 1999 kur shumë kosovarë lanë shtëpitë e tyre.

Ajo shtoi se është detyrë morale e të gjithëve që ta hapim zemrën dhe t’i ofrojmë ndihmë refugjatëve të këtyre ditëve, duke shuar se pikturat do të shiten.

“Ditë kjo e cila thërret për vëmendje për të gjithë ata që detyrohen që t’i lënë shtëpitë e tyre nga dhuna. Duket të jetë një ekspozita e veçantë për nga natyra sepse lulet bartin gjithmonë mesazhin. Kjo ngjarje na rikthen në vitin 1999. Gjatë kësaj kohe ne si organizata filluam punën tonë që kjo organizata t’i ofronte strehim mijëra personave”.

“Është detyrë e jona morale që ta hapim zemrën dhe t’i ofrojmë ndihme refugjatëve të këtyre ditëve. Lulet kundër gjakut, lulet kundër dhunës. Kjo ekspozitë bamirëse është realizuar nga një mike e veçantë. Kjo ekspozitë pasqyron dhimbje, pasqyron lot, por edhe shpresë. Kjo ekspozitë u realizua nga një refugjate nga Ukrainë në Kosovë dhe është një shembull më i mirë se si trajtohen refugjatët në Kosovë. Këto piktura do të shiten”. 

Luidmyla Makei refugjate ukrainase, gazetare dhe piktore nga Ukrainë, tha se Prishtina është shtëpia e saj e dytë, duke falënderuar për të gjithë për mikpritjen e mbështetjen, raporton EO.

Ajo ka sqaruar se pikturat do të shiten dhe partë do të dërgohen në Asociacioni e gazetarëve të Ukrainës.

“Unë po banojë dhe po punojë në Prishtinë, unë po mësoj shqipen në kurs. Fillova me vizatime dhe ende pyetem se si kjo ka ndodhur sepse para një viti nuk mund të imagjinoj që do të kem një ekspozitë timen në kryeqytetin e Kosovës, por për fat të keq ja ku jemi”.

“Prishtina është shtëpia ime e dytë. Dua t’i ndihmojë koletë e mia ukrainas që gjinden në rrëmbimin rus. Prandaj vendosa që të shes punimet të mija dhe do të jem e lumtur mesë blini punimet e mija. Të ardhurat do t’i dëgjojmë në Asociacioni e gazetarëve të Ukrainës. E falënderoj Kosovën për ndihmën”.

Të ngjashme