“Mos ik” titullohet ekspozita personale e autorit Eroll Murati, e cila është thirrje për të rinjtë që mos ta lëshojnë vendin, raporton Ekonomia Online.
Qytetarët të cilët kalonin ka sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, aty edhe ku është e vendosur kjo skulpturë, ishin kureshtarë për mesazhin që përcjell ajo.
Ata thanë për EO se kjo skulpturë parqet një realitet me të cilin është duke u përballur Kosova.
Qytetari Nuhi Bunjaku, tha se ikja e të rinjve është duke ndodhur për shkak se qeveri nuk është duke investuar.
“Mos besueshmëria në institucionet tona, mos mundësia e investimeve për të rinjet ndikon që të rinjtë ta lënë atdheun dhe ta gjejnë prehje diku tjetër dhe kjo është për keqardhje. Kishim më herët disa , por sot i kemi disa mashtrues dhe kjo është shumë keq se pse nuk jemi në gjendje që të investojmë për ju. Ndihem shumë keq dhe shumë i vogël në krahasim me këta njerëzit e mëdhenj që nuk po janë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm”, tha ai.
E qytetari Valdet Vllasalihu, tha se ikja e të rinjve nuk është tragjike, pasi sipas tij atyre është duke ju dhënë mundësia për të iku.
“Rastësisht isha duke kaluar këndej dhe më bëri përshtypje se çka do të paraqet kjo, e pash e shikova mesazhin e saj. Mendoj se kurgjë nuk është tragjike që të rinjtë ikin pse ne emigracionin e kemi që 100 vite, tash është vetëm një dallim sepse është duke ju dhënë mundësia për të ikur të rinjtë, përndryshe njeriu gjithmonë kërkon aty ku është më mirë. Pikërisht që po ju jepet mundësia, ka shtet të ndryshme evropiane që po e krijojnë mundësinë që me krijuar qëndrim të përhershëm. Mendoj që çdo qenie njerëzore e kërkon atë ku është më mirë, kur bëhet më mirë këtu besoj që do të vijnë”, tha ai.
Autori ka paraqitur një portret-skulpturë të lartë rreth 6 metër që duket sikur ka dalë nga toka dhe është nisur të “fluturojë” drejt një vendi tjetër, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për të mos migruar nga Kosova.