Qendra e vendvotimit “Faik Konica”, në Prishtinë është hapur me kohë dhe nuk raportohet për ndonjë parregullësi në fillim të procesit zgjedhor. Kështu bëri të ditur menaxherja e kësaj qendre, Gjylie Bala.
Bala për Ekonomia Online, tha se në këtë qendër janë të regjistruar 8 mijë e 8 votues, të cilët janë shpërndarë në 9 vendvotime.
Të drejtën e tij për të votuar e shfrytëzoi edhe qytetari Dilshat Bytyqi. Ai nga raundi i dytë i zgjedhjeve tha se pret një standard më i mirë jetësor.
Në të njejtën qendër pritet të votoj kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Vetëvendosjes Shpend Ahmeti si dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.