Komuna e Prishtinës ka kryer një intervenim urgjent në sheshin “Skënderbeu”, shumë afër ndërtesës së Qeverisë, duke hapur një gropë mjaft të madhe, që ka nxitur dhe kurreshtjen e qytetarëve.
Drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka shpjeguar për Ekonomia Online se në kolektorin e ujërave atmosferike, pikërisht ku nga “lumi” i mbuluar “Prishtevka” është shembur një pjesë e zhavorrit, duke krijuar një vrimë.
“E kemi bllokuar si situatë që qytetarët mos të kenë akces dhe jemi duke ndërhyrë”, tha Xhaferi.
Ai tregoi se intervenimi pritet të kryhet brenda ditës.
“Do të intervenojmë dhe do ta mbulojmë me beton dhe do ta krijojmë pjesën tjetër të zhavorimit”, tha Xhaferi.