Hapet Panairi për punësim dhe praktikë “Kontakt 2017”

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 17:11 | Nga

Nën organizimin e parlamenteve studentore të Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FSHII) dhe Fakultetit për Elektroteknikë dhe Teknologji Informatike sot filloi Panairi për punësim dhe praktikë “Kontakt 2017”.

Në hapjen e Panairit “Kontakt 2017”, që u jep kompanive qasje të drejtpërdrejt deri tek të punësuarit e rinj potencial, u adresua ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovska Tomovska, me ç’rast theksoi se, bota po lëviz nga ekonomia industriale në ekonomi distribuese dixhitale, ku në suaza botërore ekziston nevoja në rritje e kuadrit teknik.

“Sipas të dhënave të regjistrit qendror, numri i kompanive të regjistruara në shtet në veprimtarinë e tregtisë me kompjuterë, pajisje dhe softuer, veprimtari telekomunikuese etj, momentalisht arrin në 1680, prej të cilëve madje 67 janë hapur në katër muajt e parë të këtij viti”, deklaroi Tomovska dhe shtoi se numri i të punësuarve në këto kompani arrin në 11.989, duke mos i përfshirë 67 kompanitë e sapohapura.

Ajo më tej theksoi se informaticientët punësohen në të gjitha kompanitë, të cilat kanë mbi 20 të punësuar dhe shtoi se momentalisht ka të paraqiur, siç tha, vetëm 401 persona, si kërkues aktiv të punës me diplomë të teknologjive informatike.

Në këtë event fjalim mbajti edhe dekani i FSHII-së pr. dr Ivan Çorbev i cili mes tjerash theksoi se me këtë ngjarje studentët e teknologjisë informatike e thyejnë mitin, për atë se, nuk janë të angazhuar në aspektin social.

“Në informatikë rregulli qëndron se me siguri gjysma e mjeteve që do t’i shfrytëzojnë studentët pas diplomimit nuk janë as të shpikura gjatë studimeve të tyre. Ashtu që detyra e jonë në fakultet është t’u përgatisim se si vet të mësoni, që të mund pas përfundimit menjëherë të vazhdoni me mësimin, t’i përvetësoni këto aftësi dhe mjete të cilat në mënyrë dinamike ndryshohen dhe të cilat do t’u mbajnë në fokusin që të jeni të punësuar konkurrent në IT-ndërmarrjet”, theksoi Çobrev.

Panairi për punësim dhe praktikë “Kontakt 2017” është i hapur për të gjithë studentët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme