Hapet për qarkullim rruga Brezovicë – Qendra e Skijimit

Prishtinë | 09 Jan 2017 | 21:23 | Nga

Ministrie Infrasttukturës (MI) ka njoftuar se është hapur për qarkullim rruga Brezovicë – Qendra e Skijimit.

Tani, të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale në vend janë të qarkullueshme, bën të ditur MI, nëpërmes një njoftimi shtypi.

“Kompanitë e kontraktuara nga MI, menaxherët rajonalë dhe ekipet tjera të MI-së po vazhdojnë monitorimin dhe punën për pastrimin e të gjitha rrugëve duke lehtësuar qarkullimin dhe rritur sigurinë në komunikacion”.

Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore gjatë udhëtimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme