Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka treguar se është publikuar njoftimi për parakualifikim për kompanitë e interesuara për ndërtimin e parkingut nëntokësor te Fakulteti Filologjik.
Ahmeti, po ashtu, ka theksuar se parkingu do të ketë minimum 500 vendparkime dhe se punimet pritet të fillojnë sivjet dhe do të zgjasin 18 muaj.
Ky është postimi i plotë:
“Sot është publikuar njoftimi për parakualifikim për kompanitë e interesuara për ndërtimin e parkingut nëntokësor te Fakulteti Filologjik. Ky parking me minimum 500 vendparkime është një prej investimeve më të mëdha në Komunën e Prishtinës. Në fazen e parakualifikimit do të kalojnë vetëm kompanitë/konzorciumet që kanë dëshmi të përvojes dhe dëshmi të kapacitetit financiar.
Në sipërfaqe do të zgjerohet hapësira gjelbëruese duke rritur parkun qëndror të Prishtinës.
Punimet priten të fillojnë sivjet dhe të zgjasin 18 muaj.
Dokumentacioni mund të tërhiqet në Komunen e Prishtinës ndërsa afati për parakualifikim është deri me datëm 5 korrik 2018”.