Hapet salla e dytë e Kardiokirurgjisë, Ismaili premton furnizim të rregullt me barna

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 12:17 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është bërë hapja e sallës së dytë të Kardiokirurgjisë dhe Kujdesi Intensiv i dytë i Kardiokirurgjisë, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se ky është lajm i mirë për pacientët të cilët nuk do të kenë arsye për të shkuar në institucione private për të kërkuar shërbime shëndetësore.

Gjithashtu sipas tij, hapja e sallës do të mundësoj edhe zvogëlimin e listës së pritjeve të pacientëve.

“…është një hap shumë i madh për pacientët tanë të cilët tani kanë në dispozicion të tyre mjekët dhe pacientët dy salla dhe intensive në mënyrë që të përgjigjen nevojave të tyre. Deri më tani ne kemi operuat në një lloj presioni se sa ka qenë vetëm një sallë dhe në rast urgjence pacienti është dashur të pres ne rast të i krijohet mundësia të hyj në operacion tani kemi një mundësi që me dy salla të operojmë dhe të mënjanojmë edhe listën e pritjes e cila ka shkaktuar që pacientët që kanë probleme me zemër është dashtë të presin me vite në mënyrë që të kryqet shërbimi i duhur”.

“Është një lajm shumë i mirë një shërbim i ri që i shtohet mjekëve, rritje e shërbimit qe j shtohet QKUK dhe realisht tregon edhe një dimenzion tjetër, vështirësi që kanë pasur edhe personeli shëndetësor që nga mjekët, specialistët, infermierët të cilët kanë punuar ndoshta nën presion dhe kushte më të vështira”.

“Jemi duke arritur që të krijojmë shërbime më të shpejta dhe më cilësore për pacientët tanë andaj sot iu uroj te gjithë stafin këtu për punën të cilën e kanë bërë qe ne të realizojmë këtë pas viteve e dekadave që nuk kanë pasur një mundësi të tillë dhe sot e kemi këtë mundësi që të shtojmë këtë shërbim për qytetarët tanë”, tha Ismaili.

Ismaili ka premtuar furnizim të rregullt me barna për të gjitha institucionet shëndetësore në vend. Sipas tij, më nuk do të blihen barna me çmime shumë fish më të shtrenjta.

“Në ministri kemi has kontrata të cilat janë qenë totalisht të jashtëligjshme sa i përket porosisë ka pasur të skaduara dhe si të tilla kanë krijuar një sistem i cili ka pasur benefit për njerëzit e tjerë por jo për qytetarët, pra barnat janë blerë shumëfish më shtrenjtë”

“Ne kemi pasur dy mundësi ose të kalojmë nëpër një situatë të krizës që tani jemi në përfundim të saj ose të vazhdojmë në një avaz tjetër që na ka përcjellë një dekadë me i ble barnat më shtrenjtë se sa na kushtojnë me i ble në barnatore private”.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu tha se tash e tutje të gjithë pacientët do të trajtohen në institucion publik. Duke e vlerësuar këtë si ditë të madhe për këtë klinikë ai ka shtuar se pas fillimit 24 orë të punës në këtë klinikë është vërejtur që pacientët nuk ka dalë jashtë vendit për trajtim.

“Është një ditë e madhe sot për kardiokirurgjinë dhe për tërë sistemin kardiovaskular dhe përmbyllet ky kapitull sa i përket shërbimit të kardiokirurgjisë dhe e mira është që kjo klinikë ka filluar me punën 24 orë që nga shkurti dhe menjëherë është vërejtur që pacientët dhe në këtë periudhë nuk ka dalë jashtë për trajtim dhe funksionalizimi i punës së sallës së dytë të kardiokirurgjisë me kapacitete të shtuara të intenzives në kardiokirurgji e rrite vëllimin e punës, krijohet siguri me e madhe, e rritë performancën e mjekëve”.

“Të gjithë pacientët do të trajtohen në institucion publik në qendër referente duke e llogarite dhe duke u falënderuar më së shumti të gjithë doktorëve, ekipin që punojnë në mënyrë të palodhur, specializantët të cilët janë të angazhuar në këtë klinikë dhe rezultatet e kësaj po shihen që janë të mëdha”, tha Sejdiu.

Tefik Bekteshi, drejtor i Kardiokirurgjisë tha se janë në radhë të operohen rreth 100 pacientë por me hapjen e kësaj sallë shpreson që nuk do të ketë më pritje të tilla dhe numri do të zvogëlohet.

“E falënderoj stafin e shkëlqyer për punën që kanë bërë deri me tani, 100 operacione janë bërë në një sallë dhe presim të bëhen shumë më tepër, me sy salla tani janë kushtet të shkëlqyera dhe jemi në shërbim të pacientëve tanë”, tha Bekteshi

 

Të ngjashme