Hapet thirrja për Praktikë në Agjencinë e Punësimit, këto janë kushtet që duhet t’i plotësoni

Prishtinë | 01 Shk 2023 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve hap programin për punë praktike me kompensim për 6 muaj në Agjencinë e Punësimit.

Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare, në vitin e fundit të studimeve apo të diplomuar në Bachelor apo Master në fusha sociale, me notë mesatare në studime mbi 8.0.

Afati i fundit për aplikim është deri me 8 shkurt 2023.

Të ngjashme