Ekonomia Online
FUNDIT

Hapet xhamia “Tulipan” në Zvicër nga shqiptarët, kushtoi miliona euro

Hapet xhamia “Tulipan” në Zvicër nga shqiptarët, kushtoi miliona euro

Në prag të festës së Fitër Bajramit, saktësisht në Natën e Kadrit, i hapi dyert një xhami për të qenë në dispozicion të besimtarëve shqiptarë. Duke qenë se shumica dërmuese e shqiptarëve i përkasin fesë myslimane, mërgimtarët nga shteti i Zvicrës investuan në ndërtimin e një xhamie shumëdimensionale, e qujatur me emrin “Tulipan”. Sipas kryetarit […]

Në prag të festës së Fitër Bajramit, saktësisht në Natën e Kadrit, i hapi dyert një xhami për të qenë në dispozicion të besimtarëve shqiptarë.

Duke qenë se shumica dërmuese e shqiptarëve i përkasin fesë myslimane, mërgimtarët nga shteti i Zvicrës investuan në ndërtimin e një xhamie shumëdimensionale, e qujatur me emrin “Tulipan”.

Sipas kryetarit të kësaj qendre, Azir Jusufi, në ndërtimin e kësaj xhamie kontribuuan shqiptarët me rreth 4 milionë euro për ndërtimin e saj, por edhe duke punuar vullnetarisht, rreth 13 mijë e 500 orë.

Vlen të theksohet se ndërtimi i kësaj xhamie është bërë në qytetin Reinach, në kantonin Argau.

E veçanta e kësaj ndërtese nuk është vetëm dizajni i saj i punuar në detaje dhe delikatesë, por edhe funksionaliteti që kryen në disa fusha tjera, siç është: një çerdhe për fëmijë, bibliotekë, qendër kulturore, restaurant, zyra dhe parking nëntokësor.

Kryetari i kësaj qendre Jusufi shtoi se këtu do të tentohet ruajtja e identitetit të shqiptarëve në Zvicër.

“Aktivitetet e saj përfshihen në ruajtjen e dinjitetit kombëtar dhe fetar, ruajtjen nga asimilimi, po ashtu, përgatitjen e gjeneratave të reja në aspektin edukativ dhe arsimor”, tregon ai.

Duhet cekur se “Tulipani” është xhamia e vetme shqiptare në rrethinë, ndërsa imam i saj është Halil Ademi. Bashkësia Islame Shqiptare do të jetë pronare dhe mbikëqyrëse e qendrës. /Albinfo.ch

Të ngjashme