Është rol të cilin është i lindur ta luajë dhe këtë e bën me saktësinë e duhur të madhështisë që kërkohet.
Rupert Everett e ka shkruar skenarin, ka bërë regjinë dhe luan në dramën që flet për vitet e fundit të jetës së Oscar Wildes: agonia poshtëruese e azilit në Napoli dhe në Paris pasi që lirohet nga burgu pas dënimit për “paturpësi vulgare”.
Ky ka qenë rezultat i aferës së tij me Lord Alfred “Bosie” Douglas, babai i tërbuar i të cilit, Marquess of Queensberry, kishte provokuar veprimin katastrofal të shpifjes për Wilden pas një akuze për “paraqitje si homoseksual”. Por ai e kishte shkruar këtë fjalë keq dhe ky gabim i tij në fillim të filmit është përmirësuar. Në fund të filmit na sjell informacion irritues se subjekti i tij pas vdekjes “është falur” nga autoritetet britanike. Është Wilde të cilit duhet t’i kërkohet falje, shkruan Koha Ditore.
Filmi i Everettit është i mbushur me kujtime nga ditët më të mira të Wildes dhe me optimizmin e tij fillestar kur arrin në Francë me anije. Por koha e tashme e filmit na e paraqet atë duke jetuar dhe vdekur në mjerim e sëmundje, duke iu dorëzuar shokut të përjetuar në ankthin e burgut, i tallur dhe britanikët që e njihnin, i pambrojtur nga pseudonimi “Sebastian Melmoth”.