Kryeministri Ramush Haradinaj do të paraqitet me 5 korrik në interpelancë për pagesën e 53 milionë eurove për “Bechtel&Enkan”. Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e radhës. Pas mbledhjes për media nuk është deklaruar asnjë nga anëtarët e kryesisë.
Mirëpo sipas të dhënave të marra nga zyrtarët e Kuvendit, në ketë mbledhje është vendosur për mbajtjen e tri seancave, raporton Ekonomia Online.
Dy seanca do të mbahen më 28 qershor, njëra është seancë e jashtëzakonshme lidhur me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), e cila do të fillojë në ora 10 për të vazhduar pastaj në ora 12 me vazhdimin e seancave në të cilën do të diskutohen pikët e papërfunduara.