Haradinaj akuzon VV-në se po e përdorë situatën pas tërmetit për poenë politikë

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 10:24 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e përdorë situatën pas tërmetit në Shqipëri për poenë politikë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, gjendja e krijuar në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit po keqpërdoret nga Vetëvendosja, por edhe nga individë të tjerë.

Ai u bëri thirrje shtetasve shqiptarë që nuk janë nga zonat e rrezikuara që të mos vijnë në Kosovë, ndërsa siguroi se çdo i prekur nga tërmeti do të akomodohet në mënyrë institucionale në Kosovë.

“Në ditën e tërmetit institucionet e Kosovës, i kanë ndërmarr të gjitha veprimet dhe kemi kujdestari profesionale. E kisha lut VV-në që të mos bën veprime për poenë politikë. Ne çdo shtetas të Shqipërisë që hyn në Kosovë, nuk do ta lëmë pa strehë, por nuk është në rregull një zhvendosje pa kritere dhe nga zonat që nuk janë të rrezikshme”.

“Keqpërdorimet e kësaj gjendje nuk është mirë. Katër ditë pas tërmetit kam shkuar atje. Ju kisha bërë thirrje që ata që s’janë të prekur nga tërmeti të mos vinë këtu. Nuk janë të vërteta fjalët se kush vjen në parkun e Inovacionit në Prizren do të shkojnë në Gjermani. Këto janë mashtrime”, tha ai.

Haradinaj këto komente i bëri pasi ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule ta shtatorja e  ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/haradinaj-shpresojme-te-marrim-lajmin-e-mire-per-vizat-para-krishtlindjeve/

Të ngjashme