Haradinaj: Aleanca është bërë adresë e parë për të rinjtë e vendit

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se në partinë e tij janë anëtarësuar 38 të rinj nga Prishtina.

Ai shkroi se Aleanca është shndërruar në adresën e parë të rinjtë që dëshirojnë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë.

“Aleanca është shndërruar në adresë të parë për të rinjtë e vendit, që kanë vendosur ta ndërtojnë karrierën e tyre këtu, mbi parimet e konceptit 100% Kosovë. Mirënjohës që guximin, dijen dhe përkushtimin e tyre, sot, 38 të rinj prishtinas ia vënë në dispozicion jetësimit të vizionit tonë, për shtet të fortë, me ekonomi në rritje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


Të ngjashme