Haradinaj arsyeton shkarkim e bordit të AKA-së: S’është bërë për inat të askujt

Prishtinë | 22 Mar 2018 | 09:40 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se gjendja në sistemin e arsimit nuk është e kënaqshme. Prandaj sipas tij, duhet edhe shumë punë që të arrihen rezultatet.

Haradinaj në takimin e nivelit të lartë të organizuar nga Ministra e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ku po marrin pjesë edhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Enver Hoxhaj, ka arsyetuar shkarkimin e bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), duke siguruar se asgjë nuk është bërë për inatin e askujt, raporton Ekonomia Online.

“Me këtë po ju siguroj se asgjë nuk është bërë për inatin të askujt. Kur është shkarkuar ajo agjencia besomë që nuk i kom shikuar emrat”.

Në këtë takim Haradinaj ka shtruar një varg pyetjesh për këtë çështje. Ai kërkoi përgjegjësi e angazhim nga të gjithë në zhvillimin e këtij sektori të ndjeshëm siç e ka quajtur ai.

“Qysh në fillim do të ju propozoj që ky takim të jetë mujor. Unë sot dua të ju bëjë një pyetje a keni energji që këtë temë së bashku ta trajtojmë dhe për këtë të arrijmë sukses nuk është kjo temë e ministrit nuk është temë vetëm e imja”.

“A jeni të interesuar ta rregullojmë gjendjen në arsim? A ka Kosova kapacitet? A ka njerëz apo jemi të paaftë në këtë aspekt?”.

“A e prishim krejt bile e dimë që nuk kem ose nëse është i mirë po e ruajmë këtë qysh është ose nëse diçka nuk është në rregull ta shohim se i me ndreq. Për këtë jam i interesuar”.

Të ngjashme