Haradinaj: Bashkëpunimi me Hungarinë është tradicional dhe historik

Prishtinë | 15 Nën 2018 | 15:58 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Hungaria është një prej vendeve të para që ka njohur Republikën e Kosovës, dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona është tradicional dhe historik. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në takim me ministrin për Punë të Jashtme dhe Tregti të Hungarisë, Peter Szijarto.

 Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar ministrin Szijarto për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, zhvillimin ekonomik, agjendën e reformave evropiane, forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, tranzicionin e FSK-së në ushtri, dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e cila do të përfundojë me njohje reciproke dhe ligjërisht obliguese për të dy vendet.

 “Kosova dhe populli i saj është mirënjohëse për përkrahjen dhe kontributin e Hungarisë në shtetndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar vazhdimin e përkrahjes në fusha konkrete të rëndësishme për vendin.

Më tej, kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga shteti hungarez mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, çështjen e liberalizimit të vizave dhe çështje tjera me rëndësi për rrugën eurotlantike të Kosovës.

Në këtë takim, po ashtu është biseduar edhe për fuqizimin e partneriteti ekonomik, me theks në fushën e investimeve dhe bashkëpunimin në fushën e arsimit.

 Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti i Hungarisë, Peter Szijarto, ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke thënë se Hungaria do të vazhdoj të jetë mbështetëse e Kosovës në agjendën e saj eurointegruese dhe në çështje tjera të interesit të përbashkët. 

Kryeministri  Haradinaj e nderoi ministrin Szijarto me medaljen e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ambasadorja e Kosovës në Hungari, Luljeta Vuniqi dhe ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

Gjatë ditës, kryediplomati hungarez ka pasur takime me krerë institucional.

Ai u takua edhe me homologun e tij kosovar, Behxhet Pacolli, të cilit i dha mbështetje për liberalizimin e vizave.

Ai u takua edhe me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 2 people, people smiling, suit

Të ngjashme