Lidhur me ndarjen e 53 milionë eurove për kompaninë Bechtel Enka, kryeministri Ramush Haradinaj tha se qeveria e kaluar është dashur ta paguante në kohë borxhin prej 14 milionë eurove.
Këtë deklaratë Haradinaj e bëri pas akuzave të deputetes së LDK-së, Hykmete Bajramit, se qeverisja e tij po përfshihet në vepra korruptive.
“Ndarjes së 53 milionë eurove për Betchel Enkan ndryshe nuk i vjen era veçse korrupsion. Edhe stadiumin shkuat e zhvendosët nga Prishtina në Drenas, veç me përfitu grupe të ndryshme”, tha Bajrami.
“Nuk është gjendja që duhet me qenë. Në bazë të cilët dokument janë kanë një herë borxhi 14 milionë borxh për Bechtel Enkën, nëse 14 milionë paska bo pse nuk e keni kry atëherë e kur vjen Qeveria tjetër me vjedhë sipas jush, ka mundur të kryhet ajo”, u përgjigj Haradinaj.
Haradinaj tha se me kompanitë Bechtel Enka dhe Countor Global është e vështirë me vjedhë, raporton Ekonomia Online.
“ Mos e krahasoni Bechtelin me AXOS-in, projektin jetik që e kena me kry qysh, dhe thuhet se Kosova nuk don me i kry obligimet ndaj operatorëve. Nuk mundesh me vjedhë në këtë kompani, edhe me dashtë. Nëse është me vjedhë, me vjedhë në tema të tjera jo në këta. Nuk vjedh kërkush në Countur Global as me Betchel Enkan. Nuk po më vjen mirë që janë nda ato pare, më vjen mirë që nuk është bë dëm më i madh, do doja të dije në çfarë kritere është bërë”.