Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, me rastin e shënimit të festën se 28 Nëntorit bëri homazhe edhe te varrezat e burrështetasve dhe heronjve në Velani të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj fillimisht homazhe bëri te varri i ish- Presidentit Ibrahim Rugova, ku vendosen edhe buqeta me lule.
Kryeministri në detyrë homazhe bëri edhe te varri i Adem Demaçit , heronjve Ilir Konushevci e Hazir Mala si dhe te varri i Ahmet Krasniqit.
Gjatë ditës, Haradinaj ka bërë homazhe dhe ka vendos kurora lulesh te shtatorja e heroit, Zahir Pajaziti, raporton EO.