Haradinaj i bën thirrje deputetëve të mos votojnë Demarkacionin (VIDEO)

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 18:16 | Nga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i është drejtuar deputetëve nëpërmjet një video duke ju bërë thirrje të mos e votojnë Demarkacionin.

“Kosova është përcaktuar fuqishëm për rrugën e saj euro-atlantike. Votimi kundër ratifikimit të versionit aktual të Demarkacionit me Malin e zi, veç sa e forcon këtë përcaktim tonin. Prandaj u kam bërë thirrje të gjithë deputetëve dhe faktorëve vendimmarrës, që të jemi të bashkuar në votën kundër këtij version të demarkacionit, në mënyrë që t’i hapim rrugë zgjidhjes së kësaj çështjeje të rëndësishme për vendin.” tha Hardinaj.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme