Haradinaj bëri homazhe te pllaka përkujtimore për viktimat e familjes Berisha

Prishtinë | 26 Mar 2019 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj dhe kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore për viktimat e familjes Berisha në qytetin e Suharekës dhe ka vizituar vendin ku është kryer masakra ndaj familjes Berisha në mars të vitit 1999.

Më këtë rast, kryeministri Haradinaj gjatë vizitës në vendin ku është kryer masakra ka takuar të mbijetuarit e kësaj masakre, Shyhrete Berisha, Vjollcë Berisha dhe Gramos Berisha, të cilëve u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emër të tij dhe të Qeverisë, duke thënë se Qeveria e vendit do të jetë pranë tyre.

Kryeministri Haradinaj gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe dhe ka marrë pjesë në tubimet përkujtimore në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme