Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka vizituar Pejën ku është takuar me përfaqësuesit e bizneseve.
Ai ka thënë se sipërmarrësit janë heronjtë e këtij vendi.
“Ekonominë keni me e ba ju, sipërmarrësit. Ju qe dini më së miri me e ba këtë punë, por tash e mas e keni një aleat, ajo është Qeveria e Kosovës. Në rrugën e zhvillimit ekonomik për vendin, do të rrugëtojmë së bashku”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social facebook.
“Të gjitha institucionet e shtetit do të jenë në funksion të mbështetjes së bizneseve të vogla dhe të mesme”, ka shtuar ai.