Haradinaj: Brezi i UÇK-së ka pasur fatin që rrugëtimin e tyre ta kulmojë me liri

Prishtinë | 05 Maj 2018 | 11:49 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore të Heroit të Kombit, Jetë Hasani, si dhe dëshmorit Ruzhdi Salihu, emrin e të cilit e mban edhe shtëpia-muze që ishte shtab i UÇK-së.

Haradinaj në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve në fshatin Pjetërshticë, Shtime tha se derisa veprimtarët në etapa të ndryshme janë përballur me shtypje e persekutim, brezi i UÇK-së ka pasur fatin që rrugëtimin e tyre ta kulmojë me liri, raporton Ekonomia Online.

“Brezi ynë i UÇK-së ishte me fat, ishte brezi që e kulmoi një rrugë të gjatë deri në liri. Vepria e Jetë Hasanit i bashkon këto etapa”.

“Nderimi që i bëjmë ne të gjithë një atdhetari si sot vetvetiu flet. Nuk është rastësi… ne e kemi lirinë që e kemi e do ta mbrojmë”.

Murtez Sylejmani, luftëtar i batalionit II, tha se në këtë shtëpi-muze është ngritë flamuri kombëtar e është bërë betimi për bashkimin e trojeve shqiptare, raporton EO.

“Kjo shtëpi ishte halë në sy dhe për politikën pacifiste të asaj kohe. Themeluesit e këtij batalionit vepronin ilegalisht. Në vitin 1998 nga kjo shtëpi u bë kazermë e batalionit të dytë e quajtur Ruzhdi Salihu, e cila ishte e pajisur me të gjitha pajisjet. Këtu u ngrit flamuri kombëtar e u bë betimi për bashkimin e trojeve shqiptare”.

Të ngjashme