Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur në lidhje me emërimin e Shefit të AKI-së dhe Kryeinspektorit Burim Ramadani, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se ka ushtruar funksionin dhe kompetencat e tij derisa Ramadanin e quajti si kuadri më i mirë që ka Kosova.
“Emërimet në AKI, e kam ushtruar funksionimin tim bazuar në kompetencat e mia kushtetuese. Jam shumë i gëzuar që është Burimi dhe është kuadri më i mirë që ka Kosova”, tha Haradinaj.
Në konferencën për medie, Haradinaj ka thënë se është në komunikim të pandërprerë me institucionet e sigurisë në Shqipëri dhe deri më tani nuk ka informata se ka viktime edhe nga Kosova në tërmetin që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm, raporton Ekonomia Online.
Ai ka kërkuar që mos shpërndahen lajmet të paverifikuara ngase kjo po krijon panikë te qytetarët.
“Jam në komunikim me institucionet e sigurisë atje dhe nuk kam informata nëse ka ndonjë qytetarë prej Kosovës. Është folur dhe Ambasada jonë është atje. Është mirë që mos të merren lajme pa qenë të vërtetuara sepse kjo krijon pak panik te qytetarët”, ka thënë Haradinaj.