Haradinaj: Çdo vendim do ta marr në interes të atdheut

Prishtinë | 20 Maj 2017 | 14:46 | Nga

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK – AAK – Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka shumë të tillë që sot po moralizojnë me vendimin të cilën ai e mori, për tu bashkuar me PDK-në në koalicion parazgjedhor.

Sipas tij, “nëse është në interes të atdheut, nëse ka nevojë, çdo vendim do ta marrë”.

“Ky vendim është në interes të atdheut, dhe për këtë e kemi lidhë fatin. Kush janë të tjerët. Nuk janë të zot as me marrë vendime dhe as me i zbatu ato. Nëse ka të atillë që marrin vendim, ata nuk mundën ta zbatojnë. Me 11 qershor fati i vendit është ne duart e juaja. Unë nuk pritoj me ju thonë, në qat ditë që nisim punën  do ta nderoj atdheun. Atë ditë që nisim punën atë ditë kanë me thonë ‘bac u kry”, ka theksuar Haradinaj.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bashkëbiseduan me qytetarë dhe sipërmarrës në Rahovec.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme