Haradinaj: Çfarëdo kërkese që vjen nga Amerika, duhet të trajtohet seriozisht

Prishtinë | 26 Tet 2022 | 21:49 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova dhe institucionet e saj nuk guxojnë të gabojnë në hapa, sepse nga gabimet e Kosovës përfitues është vetëm presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai në RTK Prime ka thënë se kemi disa tema e që janë seroze si liberalizimi i vizave, proces për të cilin Kosova duhet të dërgoj vetëm lajme të mira.
“Çfarëdo tensionimi të situatës në cilëndo pjesë të territorit të Kosovës, nuk i shkojnë për shtati shtetit tonë dhe agjendës evropiane të Kosovës. Ne i kemi disa tema në pritje e që janë shumë serioze si është liberalizimi i vizave, një process për të cilin ne duhet dërgojmë vetëm lajme të mira”.
“I vetmi që mund të përfitojë nga lajmet jo të mira për Kosovën, është presidenti serb, Aleksandër Vuçiq i cili përfiton në kohë, pra shërbimet më të mira do t’ia bënim Vuçiqit me gabime të mundshme tonat qoftë në jug apop në veri”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se Kosova duhet të mos lejojë të shkaktohen tensione as në jug e as veri sepse kësisoj mund të cilësohet si shkaktare e tyre.
”Kërkesa për shtyrje të afatit për targa duhet të trajtohet me seriozitet nga qeveria e Kosovës, në mënyrë që most ë bartet faji tek Kosova. E përsëris, institucionet tona duhet të kenë kujdes në implementim, pra të mos cilësohet si shkaktare e tensioneve apo incidenteve eventuale”.
“Pas marrëveshjes finale është një faza më e rëndë ndoshta, ajo e implementimit dhe kjo do të merrte kohë dhe mendoj se do të duhet prap ndihma amerikane për implementimin e marrëveshjes”, ka thënë ai.
Haradinaj ka shtuar se aleatët e Kosovës, sidomos ata të sigurisë janë duke e përkrahur shumë Kosovën, sepse ata punojnë në staza të gjata.
“Mendoj se kërkesa për shtyrje të vendimit për targa prej 10 muajsh, nuk është deri në marrëveshje por është një kohë e implementimit edhe pas marrëveshjes finale. Aleatët tanë, sidomos të sigurisë, unë e shoh një përkrahje të madhe, sepse ata punojnë në staza të gjata jo afatshkurtër”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme