Në interpelancën e cila është duke vazhduar, kryeministri Ramush Haradinaj ka replikuar edhe me deputeten Hykmete Bajrami, raporton Ekonomia Online.
Bajrami ka kërkuar nga kryeministri të dijë shumën që do të paguajnë për shpronësimet.
“Krejt shpronësimet që janë bërë nuk kanë kapë shumën 4.5 milionë, e ju e keni pranu një shpronësim që kap shumën 20 milionë euro”.
Mirëpo Haradinaj në replikën e tij për fjalën e ish-ministres së Tregtisë ka thënë se partia pjesë e së cilës është Bajrami ka qenë e shantazhuar dhe ka lejuar ndërtime pa leje.
“Partia jote e nderuar jo që ka qenë e shantazhuar, por s’ka mujtë me zhvendosë një shpi, por i keni keju me nejt një mbi një”.
Me këtë nuk është pajtuar deputetja nga LDK, Hykmete Bajrami, raporton EO.
“Nuk kemi qenë të shantazhuar, nuk kemi pranuar çmime eksponeneciale. Në fakt komunën e Obiliqit e ka udhëheqë AAK edhe në kohën tonë. Ajo i ka leju ndërtimet pa leje”, tha Bajrami.
Haradinaj:
“Si ta krynë krejt KEK-u do të ju tregojmë, nuk e di sa bëhet. A e dini sa i keni bërë humbje Kosovës me gjendje në energji.. dita ka shku deri në 1 milion”.
Hykmete Bajrami: “As unë nuk i kam të dhënat se sa ka pasë humbje. Si ka mundësi që po i dini në saktësi sa ka humbë Kosova, ndërsa nuk jeni në dijeni se çfarë marrëveshje keni arritë. Përgjegjësi kryesor ka qenë komuna e Obiliqit”.