Haradinaj deklaratat për çnjohjet i quan për përfitim të votave, thotë se ShBA-ja s’është për ndarje

Prishtinë | 11 Sht 2019 | 09:14 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në një konferencë për medie ka folur lidhur me deklaratat për tërheqjen e 10 të njohjeve për Kosovën, raporton EkonomiaOnline.

Haradinaj kur u pyet për deklaratat e zëvendëskryeministrit në detyrë Enver Hoxhaj, tha se nuk i komenton deklaratat që bëhen për përfitim të votave.

“Tash jemi në zgjedhje dhe nuk mundem me komentuar çdo deklaratë sidomos nga ata që kërkojnë vota. Nuk na duhet amini i Serbisë për asnjë çështje të Kosovës”.

Haradinaj, ka shtuar se në Shtetet e Bashkuara nuk është pro ndarjes së Kosovës, raporton EO.

“Ekzistojnë dy botë: Serbia dhe aleatët e vet që punojnë kundër nesh dhe bota jonë qe e prapësojmë Serbinë në planin e brendshëm. Nuk varemi nga Serbia dhe nuk na duhet animi i Serbisë për asnjë punë të brendshme të Kosovës. E kemi larguar ndarjen e Kosovës dhe çdo aspekt të këtillë të dobësimit të Kosovës”.

“Në kufirin e Kosovës ndahet edhe kufiri mes influencave të Amerikës dhe Rusisë dhe ne jemi vijë e frontit. Jam i bindur se Amerika çdoherë është me Kosovën”.

Haradinaj ka thënë se kemi dëgjuar deklarata nga zyrtarët, kur u pyet se kujt po i referohet kur thotë se edhe nga Kosova i kanë dërguar Uashingtonit mesazhe të gabuara.

“Nëse krejt po thonë, shyqyr që nuk paskan thanë. Por ne kemi dëgjuar deklarata të plotë zyrtarëve tonë se si nuk na duhet asgjë Veriu. Besoj se këto i dini kush i ka thënë dhe pse i ka thënë. Askush në Amerikë nuk është për ndarje të Kosovës. Amerika ka qëndruar çdoherë me Kosovën, por sugjerimet prej Ballkanit janë dërguar të gabuara”.

Ai ka folur edhe për shkarkimin e këshilltarit  për siguri kombëtare të presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton.

“Unë kam respekt për John Bolton – ai ka qenë i përfshirë në plotë tema globale. Sa i përket çështjes së Ballkanit dhe Kosovës, mendoj se në Ballkan kanë ndodhur gabimet dhe jo në Uashington. Sugjerimet i kanë shkuar të gabuara Uashingtonit prej Ballkanit. Kuptohet prej presidentit Vuçiq sepse ai e ka interes shtetëror copëtimin e Kosovës, por janë bërë gabime edhe prej tjerëve”.

“Ne i përcjellim angazhimet e Presidentit Trump dhe vërtetë janë inkurajuese. Tani zotit Palmer i është besuar çështja e Ballkanit. Me këtë ata tregojnë se tash janë të gatshëm të merren me këtë temë. Sa i përket taksës 100 për qind, ajo hiqet me njohje reciproke. Serbia mund ta vazhdojë të fshihet pas taksës, por pasojat nuk do t’i vijnë vetëm Kosovës”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/744413639339841

Të ngjashme