Haradinaj dhe Dinosha flasin për demarkacionin

Prishtinë | 23 Dhj 2016 | 14:56 | Nga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Ambasadorin e Republikës së Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Haradinaj bën të ditur se me Ambasadorin Dinosha bisedoi për temat që janë në interes të të dyja vendeve, duke mos përjashtuar as çështjen e demarkacionit.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Pata kënaqësinë që sot ta pres në një takim pune, Ambasadorin e Republikës së Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha.
Biseduam për çështje më interes për të dyja vendet, për pozitën e pakicës malazeze në Kosovë, për rolin e Kosovës dhe Malit të Zi për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, por edhe për çështje të hapura ndërmjet vendeve tona, siç është edhe demarkacioni.
U dakorduam për domosdoshmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit, në një frymë konstruktive, ndërmjet Prishtinës dhe Podgoricës.
RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme