Haradinaj: Do punojmë shumë të krijojmë mundësi punësimi për të rinjtë tanë

Prishtinë | 12 Gus 2018 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Sot në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë, ditë e cila me aktivitete të ndryshme po shënon edhe në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me këtë rast ka thënë se Kosova është me fat që popullsinë e saj e ka të dominuar nga të rinjtë.

“Të rinjtë tanë sot më shumë se kurrë kanë mundësi të guxojnë, të kërkojnë e të ëndërrojnë. Ndonëse përballë kemi shumë sfida, Kosova është vend që ofron. Gjeneratat e reja, që janë shumë në numër e shumë ne ide, kanë krijuar modelin shembullor të të rinjve të arsimuar dhe energjik dhe që besojnë e promovojnë meritokraci dhe vlerë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka thënë se historikisht të rinjtë në Kosovë kanë dalë në sfida dhe etapa të shtetndërtimit dhe tani Kosovës më shumë se kurrë i duhet kontributi i rinisë në fusha e procese të rëndësishme të vendit.

“Do të punojmë në vazhdimësi në bazë të politikave programore përkatëse që të krijojmë sa më shumë mundësi punësimi për ta. Kosovë, urime dita e rinisë”, ka përfunduar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme