Haradinaj: Do t’iu përgjigjemi pritjeve që kanë qytetarët e Rahovecit

Rahovec | 26 Jan 2018 | 15:29 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një vizitë pune në Komunën e Rahovecit.

Gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kryeministri Haradinaj theksoi se qeveria të cilën e drejton është e përkushtuar t’u përgjigjet pritjeve që kanë qytetarët e Rahovecit.

Në takim u bisedua edhe për gjendjen në shëndetësi, për përfundimin e punimeve për ndërtimin e palestrës së sportit dhe për nevojën e angazhimit të shtuar të të gjithë akterëve që testi PISA të dal sa më i suksesshëm.

“Rahoveci është vend i punës, i bujqësisë, vend i fermerëve, andaj do ta ketë përkrahjen e Qeverisë”, tha kryeministri Haradinaj.

Në takim po ashtu u bisedua edhe për nevojën e zhvillimit të zonës ekonomike dhe turistike, si dhe për ofrimin e granteve për bujqësi, me theks të veçantë për mbështetjen konkrete të fermerëve.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kërkoi nga kryeministri Haradinaj mbështetje për përshpejtimin e nisjes së projekteve për Rahovecin dhe ndihmën në përballjen me obligimet e qeverisjeve të kaluara që kapin miliona euro.

Ai tha se kanë marrë mbështetjen e kryeministrit për projekte të mëdha për komunën e Rahovecit. “Kemi biseduar për çështje të rëndësishme për komunën. Kemi biseduar për përmbylljen e suksesshme të projektit për palestrën, për mbështetjen e fermerëve, trajtimin e ujërave të zeza. Kemi marrë mbështetjen e kryeministrit edhe për tema të cilat tejkalojnë buxhetin e Komunës”, tha Latifi, raporton Ekonomia Online.

Pas pritjes nga kryetari, kryeministri Haradinaj takoi edhe asamblistët dhe qytetarët e kësaj komune, të cilëve u ofroi mbështetjen e qeverisë në adresimin dhe zgjidhjen e problemeve që ka Komuna e Rahovecit.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri Haradinaj bashkë me kryetarin Latifi vizitoi edhe “Bodrumin e Vjetër” që funksionon në kuadër të ndërmarrjes “Haxhijaha”, në Rahovec.

Të ngjashme