Haradinaj: “Dritë për Shtimën” do të jetë dritë e punës, angazhimit dhe avancimit të resurseve që ofron kjo komunë

Prishtinë | 18 Sht 2025 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit sot ishte në Shtime.

Postimi i plotë:

Në zgjedhjet e 12 Tetorit, Aleanca sjell modelin qeverisës të dëshmuar kudo që kemi udhëhequr. “Dritë për Shtimen” nuk është vetëm slogan, por vizion që e shndërron Shtimen në një komunë të zhvilluar e me perspektivë për secilin qytetar.

Në Shtime, kandidati i Aleancës për kryetar është z. Ramë Bislimi, i cili vjen nga një familje atdhetare, një njeri i respektuar nga qytetarët, i njohur për maturi, ndershmëri dhe lidership. Ai gëzon besimin e komunitetit dhe sjell përvojë e përkushtim për zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe qeverisje transparente.

Përkrah tij, në listën e Aleancës janë figura të respektuara nga fusha e arsimit, shëndetësisë dhe biznesit, të cilët do ta përfaqësojnë denjësisht qytetarin në Asamble.
Shtimja ka potencial të madh në bujqësi dhe blegtori, në përpunimin e produkteve vendore, në zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme. Në të kaluarën, qeverisja e Aleancës ka mbështetur projekte konkrete për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe të ujësjellësit në Shtime.

“Dritë për Shtimën” do të jetë dritë e punës, angazhimit dhe avancimit të resurseve që ofron kjo komunë. Ky është drejtimi që ne duam ta vazhdojmë, kjo është Aleanca jonë!

DritëPërShtimen

AAK174

Të ngjashme