Haradinaj e Ahmeti bashkë në fushatë – flasin për mbrojtjen e shtetit, kritikojnë PDK-në e LDK-në

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 18:58 | Nga Hasan Hoti

Kandidati i koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me qytetarë ne Prishtinë.

Në prani të qindra simpatizantëve, u kërkua që të votohet Haradinaj edhe për një mandat në krye të qeverisë.

“Është për mua mënyrë më e mira e mundshme një kthim nga SHBA. Vij nga atje ku ndihem si në shtëpi. Vizita ime është edhe një porosi për ata që thanë se jemi prishur me SHBA, nuk jemi prishur jemi bashkë me ta në themel”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tha se vendimet e rëndësishme për vendin ishin meritë edhd e PSD, ku për këtë të fundit tha se kanë ditur të jenë bashk edhe në kohën kur nuk ishin në koalicion.

“Ne kemi dhënë prova se jemi organizuar dhe jemi bashkë edhe kur nuk kemi qenë bashkë. Si ligji për Trepçën, ligji për pagat ligji për kryeqytetin e shumë ligje tjera që i kemi kaluar së bashku me ndihmën e PSD-së dhe kemi treguar se dimë të jemi bashkë në tema të rëndësishme edhe kur të tjerët kane pengu. E kemi mbrojt tërësinë territoriale në atë moment kur të tjerët i kanë futur gërshërët për ndarje. Nëse ne kemi dit të vendosim rend e ligj për qeverisje. Merreni me mend Prishtinën e kanë lënë pa ligj. E kanë konsiderua njëjtë si një qytet të thjesht si Kryeqytetin, prandaj nuk është e drejtë.

Haradinaj foli edhe për idenë e Veselit për kundër korrupsion. Madje ai bëri një krahasim goxha interesant.

“E dëgjova një dit Veselin kur tha se më kanë lënë në baltë. Menxi spo pres met lan në baltë ku përkrah idetë për ndarje bëhesh bashkë me idenë e Thaçit. Kur po flet Kadri Veseli për korrupsion është njëjtë si me fol në ditën e 1 prillit”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti foli për projektligjin për Prishtinën, ku meritën ia dedikojë Qeverisë Haradinaj.

Ndërsa kritikoi paraardhësinë e tij, Isa Mustafën.

“Kjo sallë nuk do të ishte e komunës po mos ta kishim Ramush Haradinaj. Në këtë sallë ku jemi do ti ndajmë mbi 4 milionë euro. Ligji për kryeqytetin thonë se nuk ishte punë e madhe. Kur ishte në pushtet PDK e në komunë LDK, nuk e kalonte ligjin. Njëjtë ndodhi edhe kur në qeveri erdhi Isa Mustafa por nuk e bëri. Por kështu nuk bëri Haradinaj. Ishte pikërisht qeveria Haradinaj që e dërgoi ligjin në kuvend e sot e krmi ligjin për Prishtinën. Ku shumë shpejt do ta kemi spitalin e Prishtinës, dobëta kemi policinë. E kjo falë kalimit të ligjit për Prishtinën. Do ti ndërtojmë mbi 600 banesa për ata që do ti dedikojnë tërë jetën arsimit. Pas sundimit ne sot jemi të sigurt se do ta bëjmë në tërë Kosovën. Ne ju themi nuk është faji te mjekët sepse po na marrin shumë shtete por faji është te ata që nuk siguruan kushte me të mira. Ne do ta sigurojmë fondin për sigurime shëndetësore.

Ahmeti tregoi një detaj interesant për vizitën e Haradinajt në SHBA. Tha se dikush ka tentuar ndarjen e Kosovës.

“Dje kur tha se do të udhëtojë në SHBA, nuk më erdhi mirë sepse e kishim hapjen e fushatës, por kur tha se është e domosdoshme të shkojë atje se kur spo jemi në tavolinë të bisedimeve po shkojnë skenarë për ndarje të Kosovës. Nuk është rreziku për ndarje por edhe për një republikë brenda republikës. Nuk po votoni vetëm për Haradinajn. Pa këtë koalicion Kosova rrezik të mbesë pa territor dhe për ndarje të Kosovës. Mund të vij edhe presione se nuk më duhet asnjë post, as mua as kandidatëve nëse nuk e kemi mbrojt Kosovën atëherë kur është dashtë”, ka thënë Ahmeti.

Kandidatja për deputete nga kjo parti, Shqipe Pantina ka treguar disa arsye përse duhet të votohet ky koalicion.

“Jam mbi 100 arsye qe duhet të votohet koalicioni ynë, për unë po i ndajë disa. Për një arsim cilësor ku nxënësit e studentët nuk do të pajisen vetëm me diploma por edhe me dije, për një shëndetësi falas dhe cilësor, për punëtorë që meritojnë paga te dinjitetshme, për zhvillim e rritje ekonomike, për çerdhe e spitale por në veçanti për 100 për qind shtet. Kam një kërkesën për ju gra të nderuara. Ju ftoj që te dielën me 6 tetor ndani një kohë që te dilni te votoni për fëmijët tuaj për familjet tuaja e për 100 për qind shtet”, ka thënë Pantina.

Për fund u bë prezantimi i kandidatëve që vijnë nga Prishtina.

Të ngjashme