Haradinaj e lëshon takimin e liderëve, “Kurti filloi të na mbante ligjërata”

Prishtinë | 08 Nën 2022 | 08:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka lëshuar takimin e thirrur nga kryeministri Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Ai ka qëndruar në takim më pak se 30 minuta dhe nuk është deklaruar për media pse e ka lëshuar takimin.

Por në një postim në Facebook, Haradinaj shpjegoi se vendosi ta lëshojë takimin pas disa minutash, pasi kryeministri Kurti filloi t’u mbante ligjërata, dhe nuk deshi të sqaronte arsyet se përse ka prishur raportet me Amerikën.

“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre”.

“Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë”, ka theksuar kreu i AAK-së.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme