Haradinaj e nis fushatën me “Shko Albin se s’dojmë me na vjedh”

Prishtinë | 12 Jan 2025 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari dhe kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti në hapjen e fushatës në Prishtinë.

Ai ka thënë se Kurti është mashtrues teksa ka kërkuar të largohet.

“E vërteta është kështu, në kohëra të shtira të popullit tonë janë kriju njerëz të mëdhenj – e do janë gjallë e do të vdekur, që ja kanë sjellë lirinë këtij vendi. Kur vjen koha e mirë Albin Kurti është njeri i ligë, klika e tij janë njerëz të ligj E njerëzit e ligj e bijnë kohën e keqe, e masnej vynë njerëz të zotë, dhe ja ku i keni njerëzit e zotë. Duhet me hjek mashtuesin për me fitu Kosova. Pse duhet me hjek? Mashtruesin me hjek se duam siguri të plotë e të përjetshme, dojmë NATO e miqës me Amerikën, prandja duhet me hjek mashtruesin. Nuk dojmë me ba lojna me siguri nacionale pas shpinës së aleatëve e në interes të Rusisë e Serbisë nga argati i tyre. Shko Albin, Shko Nagip, Shko Dejonë – se s’dojmë me na vjedh.”, ka thënë ai.

“UÇK nuk është mercenarë, ti je mercenar me sojin tuaj, prandaj shko Albin. Shko te prokurori se nuk po duan të vidhen rezervat e shtetërore, nuk po duan të viodhet ushqimi i ushtarit e nuk po duan të vidhet asgjë”, ka thënë tutje Haradinaj.

Të ngjashme