Haradinaj e Xhaferi promovojnë pullat postare “Skënderbeu”

Prishtinë | 17 Jan 2018 | 15:55 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Posta e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë promovuan pullat postare “Skënderbeu”.

Në promovimin që u mbajt në Tetarin Kombëtar në Prishtinë, morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Ata vlerësuan lart figurën e Skënderbeut.

“Gjergj Kastrioti e ruajti flakën e lirisë në ne, pesë shekuj me radhë. Ne jemi të obliguar që mesazhin e lirisë ta shndërrojmë në mesazh paqeje e bashkëpunimi, në mesazh pune e solidariteti, që liria të jetë vlerë në shtetin modern”, theksoi Haradinaj.

Haradinaj: Skënderbeu ndër të parët në Ballkan që ëndërr kishte rreshtimin kah perëndim

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është figura e cila i bashkon të gjithë shqiptarët, u tha sot në  Akademinë kushtuar 550 vjetorit të Skënderbeut  e organizuar nën patronazhin e kryeministrit Ramush Haradinaj

Kryeministri Haradinaj, tha se sot kujtojmë veprën e Skënderbeut, por edhe të heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, Skënderbeu ishte ndër të parët në Ballkan që ëndërr kishte rreshtimin kah Perëndimi.

“Vërtet sot e përmot na bashkon një figurë, heroi ynë kombëtar Skënderbeu. Jemi bashkë edhe dy qeveritë e vendeve tona, Kosovës dhe Shqipërisë dhe jemi në vitin Kombëtar të Skënderbeut. Sado që flasim është pak por në këtë përvjetor të sotme nderojmë respektin për Skënderbeun por edhe të gjitha flijimet nëpër shekuj”, tha Haradinaj.

“Ai ishte ndër të parët e Ballkanit që ëndërr kishte rreshtimin kah perëndim. Breza të tërë shqiptarësh janë rritur e trimëruar duke dëgjuar këngë për Gjergjin e madh”.

“Sot është 17 janari datë e cila i lidhë vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën. Ata u flijuan për lirinë tonë. Lavdia e shekujve e mbuloftë princin e Arberit lavdi Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zeka”.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në fjalën e tij tha se vepra e Skënderbeut është ende e gjallë.

“Sot përmbushim 550 vite nga vdekja e tij po vepra dhe trashëgimia e tij janë të gjalla jo vetëm për shqiptarët, por edhe për popujt e rajonit. Ai në mënyrë shumë të vendosur ka luftuar në bashkimin e principatave të Ballkanit”, tha Xhaferi.

Në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, janë bërë homazhe te shtatorja e tij në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj i shoqëruar nga ministra të kabinetit të tij bënë homazhe e vendosën kurora lulesh te shtatorja e heroit.

Muzeu i Kosovës, me nismën e “Museum Illyricum” – Zvicër, organizojnë ekspozitë me libra; pulla dhe bankënota nga mesjeta e deri në vitet 1930-të.

Ekspozitë me 55 portrete do të hapet edhe në një nga hotelet e Prishtinës në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut.

 

Të ngjashme