Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se fitorja e UÇK-së në betejën e lavdishme të Epopesë së Jezercit, është frymëzim për brezat që vijnë për ta ruajtur lirinë me çdo çmim.
“Në përvjetorin e Epopesë së Jezercit, me nderim kujtojmë dëshmorët Gursel e Bajram Sylejmani, Lulzim Guta, Bashkim Vishi, Sali Baliu, Arsim Zeqiri, Sejdi Sejdiu, Nazif Fevziu dhe Kemajl Kurteshi. Fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë betejë të lavdishme dhe heroizmi i pashoq i burrave e grave, është frymëzim për brezat që vijnë për ta ruajtur lirinë me çdo çmim. Lavdi e përjetshme dëshmorëve e martirëve të kombit”, shkruan Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Ndryshe, 28 shtatori në Ferizaj shënohet si ditë e dëshmorëve, ditë kjo që lidhet me Epopenë e lavdishme të Jezercit. Në shpatet e këtij vendi malor, më 28 shtator 1998 ranë 9 dëshmorë të UÇK-së, Gursel e Bajram Sylejmani, Sejdi Sejdiu, Kemajl Hetemi, Bashkim Vishi, Salih Baliu, Nazim Terziu, Lulzim Guta, Arsim Zeqiri, rënia e të cilëve i dha vrull shtrirjes dhe rritës së UÇK-së në këtë zonë.