Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. ka bërë të ditur se sot në konferencën “Takimet Ndërkombëtare” është takuar me kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schauble.
Haradinaj përmes një statusi në Facebook, ka thënë që e ka falënderuar Schaublen për gjithçka që Parlamenti gjerman ka bërë për Kosovën.
“Në Konferencën “Takimet Ndërkombëtare”, pata kënaqësinë ta takoj Kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schäuble, të cilin e falenderova për gjithçka që Parlamenti gjerman dhe ai personalisht kanë bërë për Kosovën”.
“Ndjenjë e mirë që Kosova është pjesë e pandashme e këtyre takimeve që promovojnë paqen dhe mirëbesimin ndërmjet njerëzve dhe kombeve. Faleminderit Gjermani”, ka shkruar Haradinaj.