Kryeministri Ramush Haradinaj, ka falënderuar ish-ministrin e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, për punën e bërë. I pari i qeverisë, ka thënë po ashtu se tash e tutje duhet të ruajnë kredibilitetin e institucioneve, duke shtuar se Sefaj ka humbur besimin e tij, raporton Ekonomia Online.
“Është dëmtuar hierarkia institucionale se unë as zyrtarisht as privatisht nuk e kam ditë për një veprim të tillë”.
“Që nga momentin kom vendos një komunikimin intensiv me të gjithë pjesëmarrësit dhe kërkesa për tu liruar nga përgjegjësit nuk vjen si vlerësim i punës së tij në ministrinë e Punëve të Brendshme mirëpo dëmtimi i marrëdhënieve ka me rezolute me këtë kërkesë”.
“Asnjëherë nuk do të udhëhiqemi nga ndonjë motiv tjetër, por vetëm për ruajtjen e kredibilitetit të institucioneve të vendit”.