Kryeministri Ramush Haradinaj ka falenderuar edhe publikisht këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Orën, e cila këndoi mbrëmë në koncertin kryesor për shënimin e përvjetorit të 10-të të pavarësisë.
Ai ka thënë se Rita Ora i dha shpirt dhe madhështoi festën e pavarësisë.
Haradinaj i ka falënderuar edhe miqtë ndërkombëtarë që erdhën në Kosovë për festë.
“Falemnderit Rita Ora që madhështove festën! Falemnderit miq ndërkombëtarë që keni ndarë gëzimin me ne! Falemnderit motra dhe vëllezër shqiptarë! Falemnderit qytetarë të Kosovës! Dhjetë vjetorit të pavarësisë i keni dhënë shpirt!”, ka shkruar Haradinaj.