Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka treguar se gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me sekretarin e Mbrojtjes James Mattis, të cilin e ka falënderuar për gatishmërinë që ta ndihmojë Kosovën në rrugën për ta pasur ushtrinë e saj.
Postimi i plotë i kryeministrit:
“Të drejtën për të jetuar të lirë e kemi arritur falë ndihmës në kohë të duhur të Ushtrisë Amerikane dhe NATO-s.
Është fat i madh që përgjatë këtyre viteve, ne vazhdojmë t’i kemi në krah po këta partnerë.
Pas pritjes së posaçme në West Point nga mijëra kadetë të Ushtrisë Amerikane dhe Gjenerali Williamson, pritja zyrtare në Pentagon nga Sekretari i Mbrojtes James Mattis, është nder për vendin dhe për mua si Kryeministër i Republikës së Kosovës.
I lumtur të shoh gatishmërinë e Sekretarit Mattis dhe Pentagonit, për ta ndihmuar Kosovën, në rrugën tonë të drejtë për ta pasur ushtrinë tonë.
Sekretarit Mattis i shpreha falenderimin e përzemërtë, që vazhdon të besoj në të drejtën tonë!
Faleminderit Sekretari Mattis.
Kosova përherë do të jetë mirënjohëse, që në gjithë rrugëtimin tonë, personalitete si JU, besuan në NE!”