Haradinaj: Familja Jashari u shua që të ringjallet një popull

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, para pak minutash ka bërë homazhe te varri i komandantit Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Prekaz, për nder të “Epopesë së UÇK-së”.

“Sot përulemi me respekt para varrezave të komandantit legjendar dhe heroit Adem Jasharit”.

“Familja Jashari në shenjë respekti për sakrificën e familjes Jashari asnjëherë nuk është e tepërt të themi që një familje është shuar që të ringjallet një popull, falë tyre sot jemi të lirë”, ka thënë shkurt para mediave kryeministri Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme