Agjencia për Barazi Gjinore ka lansuar Komentarin e Ligjit për Barazi Gjinore. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj mori pjesë në lansimin e Komentarit të Ligjit për Barazi Gjinore.
Kryeministri Haradinaj theksoi rëndësinë e barazisë gjinore dhe të drejtat e femrës në shoqërinë kosovare.
“Mendoj se disa zhvillime inkurajuese kanë ndodhë, mirëpo e dimë që ende ngecim si Kosovë dhe arsyet e ngecjes janë të shumta, por ato që janë në kapacitetin tonë, do t’i trajtojmë, në mënyrë që të mos ngecim”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke shprehur gatishmërinë për të drejtën e femrës në të gjitha ato tema që janë me rëndësi.
Kryeministri Haradinaj theksoi se prezantimi i Komentarit sot, është kontribut i familjarizimit të mëtejmë të të gjithëve me këtë temë, përfshirë vendimmarrësit, planifikuesit dhe atyre që zbatojnë ligjin.
“Shpreh zotimin tim, por edhe të Qeverisë që e udhëheq, që do të jemi bashkë në avancimin e pozitës së femrës dhe të barazisë gjinore”, tha ai.
Kryeministri Haradinaj shprehu keqardhje për numrin jo të duhur dhe jo të drejtë të përfshirjes së gruas në kabinetin qeverisës, mirëpo kjo nuk duhet të jetë pengesë për të vazhduar trajtimin e temës me seriozitetin më të madh.
Edi Gusia, shefe ekzekutiv i agjencisë për barazi gjinore, tha se domosdoshmëria e komentarit ka qenë e kahershme.
Ajo tha se përkundër faktit që ka përmirësim në zbatimin e ligjit për barazi ligjore praktikat kanë bërë që të ketë edhe shumë mangësi dhe që gratë dhe vurrat në Kosovë të jenë të barabartë.
Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, nga Gjykata Kushtetuese, tha se në këtë gjykatë janë 8 gjyqtarë, 4 femra dhe 4 meshkuj.
Sipas saj, komentari do tu ndihmojë edhe gjyqtarëve edhe prokurorëve qe ta referojnë këndën në prizmin e barazisë gjinore.
“Barazia gjinore është kategori kushtetuese në Kosovë. Në kuadër të kontrollit bëjmë kontrollimin e ligjeve dekreteve që palët e autorizuara mund të dorëzojnë nëse këto norma janë në kundërshtim me kushtetutën që promovojnë barazinë gjinore atëherë ne e trajtojmë si çështje. Deri më tani nuk kemi pas raste”.
“Pra siç ju thash 30 për qind e parashtruesve janë, në këtë gjykatë janë tetë gjyqtar prej tyre 4 janë femra e 4 meshkuj. Praktikat e ndryshme që kanë të bëjnë me barazinë gjinore vet institucionet e kanë për detyrë t’i eliminojnë ato praktika që e vënë në pozita të disfavorshme gruan në raport me burrat. Besoj që komentari do t’iu ndihmojë edhe gjyqtarëve edhe prokurorëve që ta referojnë këndën në prizmin e barazisë gjinore”.
Nehat Idrizi, Kryesues i Këshillit Gjyqësor i Kosovës (KGjK), tha se të drejtat e njeriut janë vlera themelore të shoqërisë që shteti është i obliguar t’i respektoj ato në këtë aspekt edhe të drejtat e gruas
“Duke qenë një vlerë dhe detyrim kushtetues barazia gjinore paraqet një prej objektivave të punës sonë. Të drejtat e njeriut janë vlera themelore të shoqërisë që shteti është i obliguar t’i respektoj ato në këtë aspekt edhe të drejtat e gruas. Kushtetuta e garanton barazinë gjinore përveç kësaj edhe të drejtën për të poseduar pronë. Edhe pse ka progres sa i përket të drejtave gjinore ato nuk janë në nivelin e duhur. Femrat në të shumtën e rasteve nuk kanë të drejta në pronë”.
Avokati i Populli Hilmi Jashari, tha se institucioni qw ai udhëheq do të vazhdoj të avokoj të drejtat sidomos të barazisë gjinore.
Ai shpreson që në zgjedhjet e ardhshme të zbatohet ligji që parasheh përfaqësimin e barabartë mes gjinive.
“Uroj që në të ardhmen e afërt që botimi i komentarit të mos jetë proces i rastësisë, por të jetë normale. Si institucion i Avokatit të Popullit ne kemi dhënë vërejtjet tona lidhur me harmonizimin e ligjeve sepse shpesh herë hasim në kundërshti mes ligjeve”.
“Shpresoj fuqishëm që në zgjedhjet e ardhshme të zbatohet ligji që parasheh përfaqësimin e barabartë mes gjinive”.
Haxhi Gashi, autor i komentarit tha se ka qenë sfidë për hartimin e komentuari, ngase nuk ka pas burime të mjaftueshme.
“Ka qenë një sfidë e madhe për hartimin e këtij komentari për shkak se nuk ka pas burime të mjaftueshme andaj edhe është dashtë të bazohemi në deklarata të Bashkimit Evropian. Unë mendoj se trajtimi nuk duhet të jetë vetëm formal. Ka diskriminim të tërthorët, shteti ka gatishmëri e vë një drejtësi formale, por substanca mbetet boshe sepse nuk zbatohet në praktikë. Neve na duhet një drejtësi efektive që mbron të drejtat esenciale në veçanti të barazisë gjinore”.