Haradinaj i pikëlluar për vdekjen e Zef Karaqit

Prishtinë | 08 Sht 2019 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mbetur i pikëlluar pas vdekjes së Zef Karaqit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ngushëlloi familjen Karaqi.

“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të bacës Zef, vëlla i veprimtarit dhe dëshmorit të kombit, Gaspër Karaqi. Familja Karaqi, shquhet për atdhetarizëm dhe baca Zef ishte frymëzues për Gasprin që t’i përkushtohet çështjes kombëtare, ideal për të cilin ai ra për ta fituar përjetësinë. Ngushëllime të sinqerta familjes Karaqi. U prehtë në paqe, baca Zef”, ka shkruar më tej ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme